Shëndetësi

Stresi shkakton probleme tek shëndeti i lëkurës/ Si ta parandaloni

Autori: Gazeta inFokus 07:07 | 02 June 2021

Me siguri gjatë periudhave të stresit keni vënë re se shëndeti i lëkurës tuaj përkeqësohet. Veçanërisht tek personat që vuajnë nga sëmundje specifike të saj siç janë, aknet apo puçrat e fytyrës dhe trupit. Lidhja mes të dyjave nuk ndodh rastësisht dhe është konkrete edhe sipas mjekëve.

Veçanërisht tek lëkura e fytyrës e cila është më e ndjeshmja dhe më delikatja në të gjithë trupin. Në këtë artikull, tregohet sesi ndikojnë periudhat e gjata të stresit tek shëndeti i lëkurës tuaj. Mënyrat se si stresi e ndikon lëkurën janë të ndryshme dhe metodat për të parandaluar vetëm disa.

Si e ndikon stresi lëkurën
Siç përmendëm edhe më sipër lidhja mes stresit dhe problemeve të fytyrës nuk ndodh vetëm në imagjinatën tuaj. Nën to fshihen disa proçese të ndërlikuara që trupi i përjeton si pasojë e ngacmimeve të ndryshme që merr nga jashtë. Lëkura përbëhet nga nerva të ndryshme, të cilat nën ndikimin e stresit lëshojnë disa kimikate që quhen neuropeptide. Përhapja e tyre në mënyrë të vazhdueshme në sipërfaqen e lëkurës bën që ajo të irritohet dhe të shfaqen puçrat. Ndikimi i neuropepideve në lëkurë mund të variojë në simptoma të ndryshme duke filluar që nga skuqja, shtimi i akneve, dhimbje apo kruarje të lëkurës. Kështu stresi cilësohet ndër të tjera si nga ngacmuesit më të mëdhenj te lëkurës, sidomos kur vuani paraprakisht nga aknet.

-Advertisement-

Si t’a parandaloni
Sipas mjekëve, mënyra më e mirë është që të qëndroni gjithnjë të qetë dhe larg situatave stresuese. Gjithësesi jo gjithnjë kjo është e mundur, edhe sepse stresi nuk është i vetmi faktor që shkakton akne. Ato varen shumë edhe nga gjenetika, hormonet apo stili i jetesës. Ndaj, gjatë periudhave të vështira psikologjike mundohuni që të paktën të keni një stil jetese të shëndetëshëm.

Në mënyrë që lëkura juaj të mos mbingarkohet me shumë proçese që e dëmtojnë njëkohësisht. Pra, nëse vuani nga aknet mundohuni të menaxhoni sa me shumë stresin pasi shenjat e tij do t’i ndjeni menjëherë të nesërmen mbi lëkurën tuaj. Nëse simptomat zgjasin gjithnjë konsultohuni me një mjek specialist dermatolog. Në mënyrë që të merrni mjekimet e duhura në lidhje me parandalimin e plotë të smëundjeve të lëkurës./AgroWeb

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera