Rozë

Stresi poston foton romantike me Keisin dhe ka diçka për t’i thënë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 11 February 2020

Ish-partnerja e Stresit, Keisi, përmes postimeve në “Instagram” ka zbuluar se feston 24-vjetorin e lindjes. Në mesnatë ajo është surprizuar nga familja e saj, të cilët i kishin blerë edhe tortën me qirinj.

Por përveç kësaj, prindërit e kanë llastuar Keisin edhe me disa dhurata tepër të shtrenjta, si këpucë dhe një çantë të markës së njohur “Yves Saint Laurent”.

“Familja ime më llaston”, shkruan ajo në “Instastory”, duke zbuluar se e ka nisur ditën e saj të veçantë në mënyrën më të mirë të mundshme.

-Advertisement-

Por ajo që ka tërhequr menjëherë vëmendjen e të gjithëve ka qenë urimi që i ka bërë ish-partneri i saj, reperi i njohur. Stresi ka publikuar në “Instastory” një fotografi ku ata shfaqen së bashku në ashensor, ndërsa ai i ka hedhur dorën në qafë për t’i dhuruar një puthje.

“Gëzuar ditëlindjen”, shkruan reperi shkurt dhe qartë duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit. Kujtojmë se pas ndarjes së bujshme, u përfol se ka ende shpresë se ata mund të ribashkohen.

Nuk e dimë edhe sa kohë duhet që çifti të rikthehet, por ata sapo i dhanë shenjat e para.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera