Lajme

Stresi nga provimet, dy adoleshente tentojnë të vrasin veten

Autori: Gazeta inFokus 11:16 | 02 May 2017

Stresi nga provimet ka detyruar dy adoleshente të pijnë medikamente për t’i dhënë fund jetës.

Këto ngjarje kanë ndodhur njëra në rrogozhinë e njëra në Tiranë, por fatmirësisht në të dyja rastet vajzat janë diktuar në kohë nga familjarët e më pas janë dërguar drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Për të dyja ngjarjet shkak është bërë stresi i akumuluar nga provimet që kishin në shkollë. E para në gjimnaz dhe e dyta në universitet. Burime nga Policia e kryeqytetit thanë se ngjarja e parë ka ndodhur në Rrogozhinë.

-Advertisement-

Një vajzë 17-vjeçare, me inicialet N.K., maturante, është vetëhelmuar, duke konsumuar disa medikamente mjekësore të së ëmës që përdorte për tensionin e lartë dhe ka përfunduar në spitalin e Kavajës në gjendje të rëndë.

Ndërhyrja në kohë e mjekëve ka bërë që vajza të shpëtojë dhe momentalisht ajo është jashtë rrezikut për jetën. Prindërit e vajzës kanë deklaruar në polici se ajo kohët e fundit ishte shumë e stresuar për shkak të provimeve që i afronin, por ishte edhe natyrë e mbyllur që nuk fliste me njeri, shkruan Panorama.

Kjo, sipas tyre, mund të ketë sjellë si pasojë veprimin që ajo ndërmori, por që fatmirësisht u arrit që t’i jepej ndihma e parë në kohë. Duket se për të njëjtën arsye ka tentuar vetëvrasjen edhe 21-vjeçarja me iniciale F.I., banuese në zonën e Alliasit, në Tiranë.

Shkak edhe në këtë rast janë bërë provimet që studentja e Ekonomikut kishte për të dhënë. Sipas familjarëve, për shkak të ngarkesës që kishte në shkollë, vajza po kalonte një gjendje të rënduar psikologjike që për pak e çoi drejt vetëflijimit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera