Rozë

Stresi ndihmon një familje në Tropojë, bën thirrje t’ia rindërtojnë shtëpinë e djegur

Autori: Gazeta inFokus 18:32 | 22 May 2020

Stresi ka treguar anën e tij humane duke i dalë në ndihmë një familjeje në nevojë.

Reperi Stresi shumë herë është parë teksa vullnetarisht u del në ndihmë familjeve në nevojë, shkruan lajmi.net.

Reperi, së fundi ka vizituar një familje në nevojë në Tropojë, të cilën e ndihmoi financiarisht dhe bëri thirrje t’i ndihmojë kushdo që ka nevojë.

-Advertisement-

Ai tha se familjes në fjalë i është djegur shtëpia, andaj kërkoi nga firmat e ndërtimit t’ia rindërtojnë shtëpinë asaj familje, në rast se kanë mundësi.

“Vizita ime ne tropoje ishte e mrekullueshme madje i falenderoj nga zemra per mikpritjen. Kam nje Appel per ju firmat e ndertimit te rrethit te Bajram Currit Sepse pashe shume ne tropoje firma te tilla ? e mbani mend familjen Ne Cerrnice te tropojes qe ju dogj shtepia? Bashkia e Tropojes I dhe 1500euro nje shume qesharake 😥😥😥 I bej Thirrje te gjithve tja rikontstruktojm shtepin e djegur famlijes prej 7 antareve 🙏🙏🙏🙏“, ka shkruar Stresi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera