Rozë

Stresi konfirmon lidhjen e re! Kush është vajza krah reperit?

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 15 June 2022

Javët e fundit Arkimed Lushaj i njohur thjesht si Stresi është përfolur disa herë për lidhje të cilat ai i ka mohuar, mirëpo, postimi i tij i fundit në Instagram duket si një konfirmim i romancës së re.

Reperi ka publikuar në Instagram një video ku shihet me dorën e kapur me një vajzë, identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar, por duke qenë se i ka kapur dorën, duket se me këtë postim kërkon të tregojë se aktualisht është në një lidhje.

-Advertisement-

Kjo vjen në një ditë të veçantë pasi Stresi feston sot 35-vjetorin, jemi mësuar ta shikojmë gjithmonë të rrethuar plot me vajza të bukura mirëpo ajo ç’ka u vu re ishte se festën e ditëlindjes së reperit të pranishëm ishin vetëm meshkuj (miqtë e tij) dhe nuk u pa asnjë vajzë në postimet e këngëtarit.

Vetëm disa javë më parë, reperi publikoi një video në Instastory ku shihej në makinë me një vajzë identitetin e të cilës e kishtë mbuluar me një emoji, më pas u zbulua se vajza në fjalë ishte modelja me emrin Megi e cila kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e tij./panorama

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera