Rozë

Stresi kërkon publikisht: Dua një fëmijë në jetën time

Autori: Gazeta inFokus 13:32 | 11 June 2020

Stresi dhe Kejsi prej shumë kohësh janë në qendër të vëmendjes përsa i përket jetës së tyre private dhe lidhjes shpesh herë në krizë.

Ditët e fundit Kejsi ka bërë disa postime në “Instastory”, ku na bën të ditur se i ka dhënë fund lidhjes me reperin. Në një mini-intervistë me ndjekësit, ajo ka treguar se nuk vjen më në Shqipëri sepse nuk ka asnjë arsye.

“Nuk kam çfarë të bëj në Shqipëri”, është përgjigjur Kejsi.

-Advertisement-

Në një postim tjetër ajo shkruan: Nëse tradhton dikë që është gati të bëjë gjithçka për ty, ti në fakt ke tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë.

Ndërsa ditën e sotme, Stresi ka postuar një foto në “Instastory” ku shprehet se dëshiron të bëhët baba.

“Marshallah, vetëm një fëmijë do të doja në jetën time, me vullnetin e Zotit”, ka shkruar reperi.

Mos vallë ishte ky një mesazh që reperi ia dërgon Kejsit?!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera