Shëndetësi

Stresi është i lidhur ngushtë me ushqimin

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 02 November 2019

Ushqimet kanë një ndikim shumë të madh në ndikimet e stresit.

Studimet e shumta thonë se mjaftojnë gjëra të vogla në rutinën tuaj për të rritur mirëqenien dhe luftuar stresin.

Vendosni prioritete

-Advertisement-

E beson apo jo ti je personi me i rëndësishëm në jetën tënde.

Kjo është një nga arsyet se përse duhet ta vendosësh veten tënde prioritet jo vetëm në pakësimin e stresit por edhe në ushqyerjen e shëndetshme.

Mos hiqni dorë nga vaktet

Ushqehuni në mënyrën e duhur duke konsumuar të gjitha vaktet edhe kur jeni në gjendje stresi.

Mos ngrënia në mënyrë të duhur të vakteve ngadalëson metabolizmin dhe nxit akumulimin e depozitave dhjamore. Ushqyerja e vazhdueshme dhe e shëndetshme e mban larg stresin.

Zgjidhni ushqime të shëndetshme

Ushqimet e pasura me vitamina dhe minerale e bëjnë trupin të ndihet më mirë dhe ti përballojë më së miri situatat stresuese. \
Këto ushqime përmirësojnë humorin por gjithashtu rrisin energjinë dhe imunitetin.

Sigurohuni të konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminat B, magnez, vitaminë C dhe acidet yndyrore omega-3.

Vaktet e ndërmjetme

Mund t’ju marrë uria mes vakteve por është e rëndësishme të tregoni kujdes në atë çfarë konsumoni.

Është e rekomandueshme që në mes të vakteve të konsumoni më shumë fruta të freskëta por edhe të thata.

Kujdes me kafeinën

Kafeina është një stimulues që rrit hormonet e stresit në organizëm.

Nëse vuani rregullisht nga stresi, atëherë duhet të eliminoni kafeinën si nga çaji po ashtu edhe nga kafeja.

Nëse e keni të vështirë të hiqni dorë prej kafesë, mund të zgjidhni kafe pa përmbajtje kafeine ose kufizoni sasitë e kafesë që konsumoni çdo ditë.

Mos harroni që kafeina kërkon së paku 6 orë për të dalë jashtë organizmit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera