Lajme

Strategjia e Suedisë, e pasuksesshme!

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 16 April 2020

“Niveli në të cilin Suedia ka mbrojtur më të cenuarit është i diskutueshëm, pasi ne e dimë se koronavirusi është i pranishëm në spitale dhe shtëpi pleqsh, çka çon në përfundimin se strategjia nuk e ka mbrojtur sa duhet popullatën më të cenueshme nga virusi”.

Kështu e komenton për REL strategjinë e Suedisë në luftë kundër pandemisë Paul Franks, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Universitetin Lund të Suedisë dhe zëvendësdrejtor në Qendrën e Diabetit në këtë universitet. Të dhënat e fundit tregojnë se në Suedi janë të infektuar mbi 11,900 njerëz, e kanë vdekur 1,200 vetë.

Ajo vazhdon megjithatë ndjekë një prej qasjeve më të buta në luftën kundër pandemisë. Njerëzit këshillohen që të punojnë nga shtëpia nëse munden, të shmangin udhëtimet nëse nuk është e nevojshme, shkollat janë të hapura dhe ndër të vetmet masa është ndalimi për tubimin e më shumë se 50 personave si dhe vizitat e shtëpive të pleqve.

-Advertisement-

Por, sipas profesorit Franks, virusi është përhapur në spitale dhe në shtëpi për persona të moshuar, prandaj siç thotë ai, nuk mund të thuhet se bëhet fjalë për strategji të suksesshme. Nëse synohet imuniteti masiv, shtoi eksperti, atëherë rregulli numër një është të mbrohet popullata e cenueshme, në të kundërt do të ketë numër të madh vdekjesh.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera