Lajme

Strategjia e partive për mbledhje të votave

Autori: Gazeta inFokus 10:06 | 23 May 2017

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do ta ketë Sami Lushtakun për të kërkuar vota në Skenderaj për zgjedhjet e 11 qershorit, por Kadri Veseli e ka futur në listë për deputet djalin e këtij të fundit, Mërgimin.

Në Rahovec kjo parti synon që të marrë vota me djalin e Ukshin Hotit, Andinin, ndonëse disa nga politikanët “veteranë” të partisë i ka lënë jashtë listave.

Bëhet fjalë për ish-shefin e Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin, si dhe ish-ministrin e Financave Besim Beqajn, etj., të cilët nuk janë futur në listat e PDK-së për deputetë.

-Advertisement-

Edhe LDK-ja synon që vota të fitojë duke e prezantuar ish-kreun e “Riinvest”-it, Lumir Abdixhikun, analistin Driton Selmanajn, derisa ish-deputetët Shpejtim Bulliqi, Adem Salihaj dhe Hatim Baxhaku kanë mbetur jashtë listës për deputetë.

“Ju falënderoj nga zemra miqtë e mi për përkrahjen dhe kurajën që më keni dhënë gjatë tërë këtij procesi! Unë ju siguroj që tërë puna dhe angazhimi im, në cilindo nivel qoftë ai, do të jetë në radhë të parë mbrojtja dhe ruajtja e integritetit territorial të shtetit tonë!”, ka shkruar në rrjetin social “Facebook” ish-deputeti Shpejtim Bulliqi. /Zëri/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera