Sport

Strakosha mbret i Europës

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 29 December 2017

Strakosha është portieri më i mirë në Serinë A dhe është përfshirë në 11-shen e vitit nga whoscored.com, me shqiptarin që ka një vlerësim mesatar me notën shtatë për çdo ndeshje

Thomas Strakosha, gardiani i Lazio, është portieri më i mirë i Serie A dhe në Europë për nga numri i pritjeve në ndeshjet e deritanishme të këtij edicioni.

Portieri shqiptar ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Gianluigi Donnarumma, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi.

-Advertisement-

Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Toulousse, Alban Lafont dhe ai i Strasbourgut, Kamara. 22-vjeçari ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata.

Edhe në klasifikimin e këtyre cilësive, Strakosha ka lënë pas krahas Donnarumma dhe portierit të Roma, Alisson, edhe emra të mëdhenj si David De Gea, Thibaut Courtois, Ter Stegen, Peter Cech, Pepe Reina.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera