“Stopp Corona”/ Del aplikacioni që gjurmon të prekurit me COVID-19, ja si funksionon
Autori: Gazeta inFokus 10:46 | 01 April 2020
Dje në shumë media botërore qarkulloi lajmi mbi një aplikacion të ri që gjurmon personat e infektuar me koronavirus, në një kohë kur shumë shtete të botës po përballen me këtë pandemi.
Kështu, Organizata e Kryqit të Kuq në Austri do të prezantojë aplikacionin në fjalë në smartphone të quajtur ‘Stopp Corona’. Ky aplikacion synon që të ndihmojë ndërprerjen e zinxhirit të personave të prekur me COVId-19. Siç thuhet dhe në faqen e organizatës së Kryqit të Kuq, aplikacioni do të ruajë takimet personale në mënyrë anonime, duke përdorur një “shtrëngim dixhital”. Nëse simptomat e kosonavirusit shfaqen tek një nga personat që ju keni takuar, atëherë ju vjen një njoftim automatik.
Më pas, përdoruesve u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi dhe të kontaktojnë mjekun e familjes përmes telefonit nëse shfaqin simptoma. Gerry Foitik, anëtar i bordit drejtues i Kryqit të Kuq shprehet se ky aplikacion ka për qëllim që të lehtësojë punën e mjekëve dhe autoriteteve për të identifikuar personat me të cilët ka qenë në kontakt një i infektuar.
“Sa herë që të keni një kontakt me një person shënojeni atë tek ky aplikacion, ku në rast se ju rezultoni pozitiv me COVID-19, atëherë mund t’i paralajmëroni kontaktet tuaja të vetizolohen. Gjithashtu ajo do t’i ndihmonte autoritetet që të identifikojnë personat që kanë qenë në kontakt me të infektuarit dhe për të parandaluar përhapjen e virusit”, thekson ai.
Si e ndalon “menaxhimin e tillë të kontaktit” zinxhirin e infeksionit?
Aplikacioni shkurton kohën midis simptomave të një personi dhe gjurmimit të kontakteve të tyre. Kjo zvogëlon dritaren në të cilën njerëzit e tjerë mund të infektohen. Mjekët me këtë aplikacion mund të lehtësohen.
Pse duhet të informoni dhe për kontaktet e dy ditëve të fundit?
Nëse simptomat e koronavirusit shfaqen te një person, nga raportet shkencore dihet që kjo mund të ketë ndodhur deri në 48 orë para shfaqjes së simptomave të para. Prandaj, të gjitha kontaktet tuaja duhet të informohen në mënyrë anonime. Por aktivistë të mbrojtjes të të dhënave personale shprehen se ky aplikacion nuk do të mbrojë kurrsesi anonimitetin e qytetarëve, pasi aty do të regjistrohen numrat e identifikimit. Por në sajë të ligjeve evropiane në rastet e fatkeqësive natyrore, në këtë rast do të bëhet një përjashtim.
Të tjera
-
Ish Presidenti i Kosovës, Prof. Dr. Fatmir Sejdiu, diskuton për pavarësimin e Kosovës para studentëve të UNI – Universum International College
Është mbajtur ligjërata publike me ish-presidentin e Kosovës, Fatmir Sejdiu, ...
-
Rritet tensioni për çështjen e detit të Kinës Jugore
Kina nuk do t'i lejojë Filipinet të veprojnë të njëanshme për çështjen e Deti...
-
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari, VV-ja sërish e pengon formimin Komisionit Hetimor Parlamentar
Lëvizja Vetëvendosje sërish ka kundërshtuar themelimin e Komisionit Hetimor P...
-
“Veç mos shaj najsen”: Mesazhi i Kusari-Lilës për deputetin e VV-së që tregon si kurdiset debati në Kuvend
Komunikimet ndërmjet deputetëve të grupit parlamentar të Vetëvendosjes vazhdo...
-
I jepet lamtumira e fundit 48 vjeçares që u vr* të martën në gjuajtet me arm* në Kolovicë (PAMJE)
Sot është përcjellë për në banesën e fundit 48 vjeçarja e cila vdiq si pasojë...
-
Kishte rënë në një humnerë pesë metra, gjendet i gjallë 61-vjeçari në Prevallë i cili u raportua i zhdukur
Nëntë ditë më parë në polici ishte raportuar se një person nga Ferizaj me bas...
-
KQZ pritet të vendosë për kamera në vendvotime
Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është diskutuar lidhur me aktivitetet e ...
-
Vlora Çitaku zgjidhet Sekretare e Përgjithshme e PDK-së
Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e...
-
Vuçiq pa detaje rreth “ditëve të vështira” për Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, tha se më 28 mars Serbinë e presin “ditë t...
-
Del video nga ngjarja që tronditi Prishtinën: Kështu nisën të shtënat me armë në Kolovicë
Policia e Kosovës ditë më parë ka dhënë detaje lidhur me vrasjen e së martës ...
-
Nuk votohet në Kuvend Projektdeklarata për raportet e Kosovës me ShBA-në
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur që as edhe në seancën e sotm...
-
Nënkryetarja e PE-së: Sanksionimi vetëm i Kosovës në mosmarrëveshjen me Serbinë, sinjal kontradiktor nga KE-ja
Zgjedhjet evropiane të vitit 2024 do të përcaktojnë kursin për një sërë gjëra...