Lajme

Stoltenberg: Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus 16:37 | 15 May 2022

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, ka thënë se Ukraina mund ta fitojë luftën kundër Rusisë.

Stoltenberg tha se Rusia nuk ka arritur ta pushtojë Kyivin dhe Kharkivin dhe se kishte vonuar sulmin në Donbas.

Ai theksoi se dyert e NATO-s do të jenë të hapur për Finlandën dhe Suedinë në NATO.

-Advertisement-

Sipas tij anëtarësimi i tyre do t’i bënte ato vende më të sigurta, raporton CNN përcjell Klankosova.tv.

“Lufta ruse në Ukrainë nuk po shkon siç planifikoi Moska. Ata nuk arritën ta pushtonin Kyivin. Ata po tërhiqen nga Kharkiv dhe ofensiva e tyre e madhe në Donbas ka ngecur”- shtoi ai.

“NATO po e ndjek nga afër atë që po bën Rusia dhe është e gatshme të veprojë nëse Rusia fillon ndonjë sulm ndaj anëtarëve të NATO-s.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera