Lajme

Stoltenberg: Ukraina më afër NATO-s se kurrë më parë

Autori: Gazeta inFokus 13:05 | 12 July 2023

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg tha se Ukraina është “më afër NATO-s se kurrë më parë”.

Këto komente, ai i bëri gjatë një konference të përbashkët me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Ai theksoi se presidenti rus Vladimir Putin ka nënvlerësuar trimërinë e popullit të Ukrainës, guximin e forcave të saj të armatosura dhe vendosmërinë e lidershipit të vendit.

-Advertisement-

Stoltenberg mes tjerash deklaroi se Putini gjithashtu nënvlerësoi unitetin dhe forcën e anëtarëve të NATO-s përballë pushtimit të tij.

Shefi i NATO-së tha se aleanca ushtarake do të vazhdojë të qëndrojë me Ukrainën për aq kohë sa duhet dhe shtoi se NATO-ja ka ofruar tashmë dhjetëra miliarda dollarë mbështetje gjatë vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera