Lajme

Stoltenberg: Rusia i ka kërkuar Kinës armë vdekjeprurëse

Autori: Gazeta inFokus 17:11 | 21 March 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, paralajmëroi Kinën të martën kundër furnizimit me armë vdekjeprurëse për Rusinë, ndërsa liderët e të dy vendeve po takoheshin në Moskë për bisedime.

“Ne nuk kemi parë asnjë provë që Kina po i dërgon Rusisë armë vdekjeprurëse, por kemi parë disa shenja se kjo ka qenë një kërkesë nga Rusia dhe se kjo është një çështje që konsiderohet në Pekin nga autoritetet kineze”, tha Stoltenberg gazetarëve në Bruksel, shkruan Reuters.

“Kina nuk duhet të ofrojë ndihmë vdekjeprurëse për Rusinë, kjo do të ishte të mbështeste një luftë të paligjshme”, shtoi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera