Stoltenberg njofton për blerjen e raketave të reja për NATO-n, vlera arrin deri në 700 mln dollarë
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 10 July 2024
NATO ka porositur raketa kundërajrore të llojit Stinger në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh në emër të disa shteteve anëtare, tha sekretari i përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg.
“Sot, NSPA-ja [Agjencia për prokurim e NATO-s] ka nënshkruar një kontratë të re shumëkombëshe për raketat Stinger, në vlerë prej pothuajse 700 milionë dollarësh”, tha ai gjatë takimit të udhëheqësve të industrisë së mbrojtjes në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington.
Kontrata e fundit për këto loje raketash, që prodhohen nga RTX’s Raytheon, ishte nënshkruar në maj të vitit 2022, kur ushtria amerikane bleu raketa në vlerë prej 625 milionë dollarësh për të mbushur stoqet, pasi dërgoi armë në Ukrainë.
Këto lloje raketash, që vendosen në krah, kërkohen shumë në Ukrainë, pasi armë të tilla kanë qenë të suksesshme në ndalimin e sulmeve ajrore të Rusisë, shtet që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 2022.
Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington.
Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon.
Agjenda e samitit treditor pjesërisht është lënë nën hije nga shqetësimet lidhur me moshën dhe aftësinë e presidentit amerikan, Joe Biden, që të udhëheqë me shtetin, pasi shanset e tij për fitore në zgjedhjet presidenciale të nëntorit u dëmtuan nga paraqitja e tij në debatin e parë presidencial kundër Donald Trumpit muajin e kaluar.
Ukraina do të jetë lartë në agjendën e samitit, por Kievi nuk pritet që të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po merr pjesë në këtë samit dhe sapo arriti në Uashington, ai tha se do t’i kërkojë NATO-s zotime shtesë, përfshirë avionë shtesë, por edhe garanci të sigurisë.
Pavarësisht se NATO tha se Ukraina do të jetë në krye të agjendës së samitit, Kievi nuk pritet që të marrë ftesë zyrtare për t’u bashkuar me aleancën e NATO-s.
Michael Carpenter, drejtor i lartë për NATO në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, u tha gazetarëve më 8 korrik se aleatët do të njoftojnë për masa të reja që do të rrisin sigurinë e Ukrainës, përfshirë edhe avionët luftarakë F-16, por nuk dha më shumë detaje.
Një zyrtar i NATO-s, që foli me gazetarët në kushte anonimiteti, tha se pavarësisht se i janë shterur burimet, Rusia me gjasë do të mund të vazhdojë luftën për tre-katër vjet.
Megjithatë, ky zyrtar shtoi se Kremlini nuk ka municione dhe trupa që të nisë një ofensivë të madhe kundër Ukrainës në një të ardhme të afërt.
Ndërkaq, përveç anëtarëve të NATO-s, katër partnerët e aleancës në Indo-Paqësor – Australia, Japonia, Zelanda e Re dhe Koreja e Jugut – janë tashmë pjesëmarrës të rregullt në samitet e aleatëve.
Në Uashington do të jenë edhe përfaqësuesit e të gjithë partnerëve të NATO-s, përfshirë Bashkimin Evropian.
Kosova, po ashtu, është përfshirë për herë të parë në një ngjarje në kuadër të samitit.
Presidentja Vjosa Osmani mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Departamenti amerikan i Shtetit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë./ REL
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...