Lajme

Stoltenberg i telefonon Haradinajt: NATO rishikon angazhimin në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 13:28 | 19 December 2018

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg, me ç’rast ky i fundit ka bërë të ditur se do të rishikohet roli i NATO-s në Kosovë.

Stoltenberg ka informuar Haradinajn se Këshilli Veri Atlantik ka diskutuar në lidhje me tranformimin e FSK-së dhe se po i njëjti do të rishikojë nivelin e angazhimit të NATO-s me FSK-në për vitin e ardhshëm.

Sekretari Gjeneral ka bërë të ditur se NATO do të vazhdojë misionin e KFOR-it në Kosovë, në mënyrë që të ketë ambient të sigurt dhe të qetë.

-Advertisement-

Ai gjithashtu ka thënë se KFOR-i operon me mandat të OKB-së dhe se nuk do te ndikohet nga ndryshimet ligjore për transformimin e FSK-së.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera