Lajme

Stoltenberg bisedon edhe me Kurtin, kërkon që Kosova dhe Serbia të ulin tensionet e t’i kthehen dialogut

Autori: Gazeta inFokus 15:18 | 26 September 2021

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, pas bisedës me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, e ka telefonuar edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Stoltenberg ka bërë të ditur se me të dy temë diskutimi ishte situata në veri të Kosovë, njofton Klankosova.tv

Ai ka kërkuar nga Kosova e Serbia që të mos ketë tensionim të situatës dhe t’i kthehen dialogut.

-Advertisement-

“Kam folur me Vuçiq dhe Kurtin për nevojën e de-përshkallëzimit të situatës në veri të Kosovës. Është vitale që Prishtina e Beogradi të tregojnë përmbajtje dhe t’i rikthehen dialogut. Mandati i KFOR-it mbetet sigurimi i një ambienti të sigurtë si dhe liria e lëvizjes për të gjithë”, ka shkruajtur Stoltenberg.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hej, hej, hej, erdhi Black Friday me zbritje deri në 75% në Comodita Home
-Advertisement-

Të tjera