Lajme

Stojkoviq: Nuk ka dyshim se personat e armatosur janë nën komandën e BIA-s, FSB-ja dhe GRU-ja ruse me anë të propagandës kanë nxitur serbët për një konflikt me shqiptarët

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 24 September 2023

Avokati Çedomir Stojkoviq i është bashkuar reagimeve pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës, ku një zyrtar policor ka humbur jetën dhe është plagosur një tjetër.

Stojkoviq me anë të një shkrimi në rrjetin social X, ka thënë se këta persona, të armatosur, janë nën komandën e Agjencisë serbe për Siguri dhe Informacion (BIA).

“Nuk ka dyshim se këta persona janë nën komandën e FSB-së dhe GRU-së ruse dhe nuk ka dyshim se agjencitë e inteligjencës së Serbisë duhet ta kenë ditur këtë! Aleksandar Vulin, kreu i BIA-s, bashkëpunëtori më i afërt i Aleksandër Vuçiqit, instrumentalizoi shërbimin serb për t’i shërbyer interesave të pushtetarëve aziatikë, kështu që tani BIA ‘nuk e di dhe habitet’ papritur se nga ka ardhur banda e armatosur në manastirin serb”, shkruan Stojkoviq.

-Advertisement-

Ai shton se shërbimet ruse të sigurisë kanë përgatitur strategjinë për të shtyrë serbët një konflikt me shqiptarët.

“Nuk ka dyshim se FSB-ja dhe GRU-ja kanë përgatitur një strategji me anë të propagandës për të nxitur serbët në konflikt me fjalët ‘shqiptarët vrasin serbët në manastiret serbe’. Kjo është arsyeja e vetme pse ata janë në manastir – për të provokuar Policinë e Kosovës që ata ta sulmojë manastirin”, përfundon ai.

Sveçla jep detaje nga zhvillimet në veri: Burimi i sulmeve me armë zjarri është manastiri në Banjska të Zveçanit dhe përreth
Policia e Kosovës është sulmuar me arsenal armësh, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve një polic është vrarë dhe një tjetër është plagosur.

Sulmet ndaj policisë kanë ndodhur në orët e hershme të mëngjesit, rreth orës 03:00 në fshatin Bajnskë në veri të Kosovës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera