Stojanoviq synon t’i kthejë në Kosovë 19 mijë serbë nga Kraleva
Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 03 May 2017
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka shkuar në Kralevë dhe ka biseduar me përfaqësues të serbëve të zhvendosur nga Kosova, të cilët jetojnë në territorin e kësaj komune, për kthimin e tyre këtu, shkruan “Zëri”
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka shkuar në fundjavë në Kralevë të Serbisë për të biseduar me serbët, të cilët kanë ikur nga Kosova dhe që janë vendosur në territorin e Kralevës për kthimin e tyre në Kosovë.
Stojanoviq synon që t’i kthejë në Kosovë mbi 19 mijë serbë, të cilët jetojnë në territorin e komunës së Kralevës, duke u premtuar atyre shtëpi, punë dhe siç ka thënë ai “kthimin e pronave të uzurpuara”, shkruan “Zëri”.
Por zëvendëskryeministri kosovar ka pranuar “se në disa mjedise është i pamundur kthimi” dhe si shembull e ka marrë Mushtishtin e Suharekës, ku qytetarët nuk kanë lejuar kthimin e serbëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
Stojanoviq u ka thënë medieve serbe se në Kralevë ka shkuar me ftesën e shoqatës së të zhvendosurve “Zavicaj”, ndërsa është shoqëruar edhe nga shefja e Zyrës për Kosovën në Kralevë, Sllavica Millojeviq, dhe Jasmina Zhupanjac, përfaqësuese e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas, detyra e së cilës është mbrojtja e të drejtave të pronës dhe të pasurisë të personave të zhvendosur.
Kryetari i shoqatës së të zhvendosurve “Zavicaj” në Kralevë, Obrad Goshoviq, i cili është nga Peja, ka thënë se qëllimi i tyre kryesor është kthimi në pronat e tyre, për çka, siç ka thënë ai, edhe kanë kërkuar të takohen me Stojanoviqin.
Ai ka kërkuar nga zëvendëskryeministri kosovar që pos kthimit në pronat e tyre t’u sigurohen edhe kushte ekonomike.
Stojanoviq në anën tjetër ka thënë se është shumë e rëndësishme dëshira dhe vullneti i të zhvendosurve për t’u kthyer.
Ai tha se këtë dëshirë dhe vullnet duhet ta mbjellin edhe tek gjeneratat që janë lindur në Kralevë e që prindërit e tyre janë nga Kosova, shkruan “Zëri”.
“Lidhjen e këtyre të rinjve me Kosovën duhet fuqizuar. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të insistohet për kthimin e tyre dhe për këtë duhet folur për çdo ditë. Kthimi në disa mjedise nuk ka perspektivë dhe për këtë arsye është me rëndësi të punojmë për kthimin në mjediset ku mund të realizohet, ku familjet e kthyera mund të jetojnë normalisht. Është me rëndësi që kur ta kthesh dikë prej atje nga është dëbuar jo vetëm t’i ndërtohet shtëpia, por edhe t’i sigurohet puna, shkolla, ambulanca dhe krejt ajo çfarë është e domosdoshme për jetë normale”, ka thënë ai. Ai ka porositur serbët që të vijnë më shpesh në Kosovë dhe t’i vizitojnë pronat e tyre, pasi që siç ka thënë ai, “në të shumtën e rasteve pronat u janë uzurpuar, madje nëpërmes të falsifikimit edhe u janë shitur”.
“Afatet po kalojnë, duhet ta përcjellim situatën dhe të reagojmë me kohë. Atje kemi ekipin për ndihmë juridike falas. Me rëndësi është ta dini se shteti ka plan, por nuk mund të bëhet gjithçka për një natë. Do të insistojmë në kthimin tuaj, do të kërkojmë që t’u krijohen kushte për jetë normale, por edhe atje ku kthimi aktualisht është i pamundur, hapur do të flasim për atë se kush po e pengon kthimin, siç ka qenë rasti me Mushtishtin”, ka sqaruar zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq.
Në anën tjetër Millun Jovanoviq, anëtar i Këshillit të Qytetit të Kralevës, ka treguar se në territorin e Kralevës sipas regjistrimit të para tri vjetëve jetojnë 19.867 të zhvendosur serbë nga Kosova.
Një përpjekje për kthim të serbëve ka ndodhur edhe në Lubozhdë të Istogut, ku me insistimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete janë kthyer 13 serbë, kryesisht njerëz të vjetër, kryefamiljarë të 13 familjeve, por që kthimi i tyre ka hasur në kundërshtim të banorëve shqiptarë të këtij fshati, pasi që ata në mesin e të kthyerve e kanë njohur një prej autorëve të vrasjeve të shumë shqiptarëve të Istogut, i cili sipas banorëve shqiptarë të Lubozhdes, “ka qenë komandant i Stacionit të Policisë në Rakosh dhe ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i vrasjes së civilëve shqiptarë të Kërninës”.
Të tjera
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...