Stojanoviq synon t’i kthejë në Kosovë 19 mijë serbë nga Kraleva
Autori: Gazeta inFokus 15:21 | 03 May 2017
Zëvendëskryeministri i Kosovës Branimir Stojanoviq ka shkuar në fundjavë në Kralevë të Serbisë për të biseduar me serbët, të cilët kanë ikur nga Kosova dhe që janë vendosur në territorin e Kralevës për kthimin e tyre në Kosovë.
Stojanoviq synon që t’i kthejë në Kosovë mbi 19 mijë serbë, të cilët jetojnë në territorin e komunës së Kralevës, duke u premtuar atyre shtëpi, punë dhe siç ka thënë ai “kthimin e pronave të uzurpuara”, shkruan “Zëri”.
Por zëvendëskryeministri kosovar ka pranuar “se në disa mjedise është i pamundur kthimi” dhe si shembull e ka marrë Mushtishtin e Suharekës, ku qytetarët nuk kanë lejuar kthimin e serbëve për shkak të pjesëmarrjes së tyre në krime ndaj shqiptarëve gjatë luftës.
Stojanoviq u ka thënë medieve serbe se në Kralevë ka shkuar me ftesën e shoqatës së të zhvendosurve “Zavicaj”, ndërsa është shoqëruar edhe nga shefja e Zyrës për Kosovën në Kralevë, Sllavica Millojeviq, dhe Jasmina Zhupanjac, përfaqësuese e Zyrës për Ndihmë Juridike Falas, detyra e së cilës është mbrojtja e të drejtave të pronës dhe të pasurisë të personave të zhvendosur.
Kryetari i shoqatës së të zhvendosurve “Zavicaj” në Kralevë, Obrad Goshoviq, i cili është nga Peja, ka thënë se qëllimi i tyre kryesor është kthimi në pronat e tyre, për çka, siç ka thënë ai, edhe kanë kërkuar të takohen me Stojanoviqin.
Ai ka kërkuar nga zëvendëskryeministri kosovar që pos kthimit në pronat e tyre t’u sigurohen edhe kushte ekonomike.
Stojanoviq në anën tjetër ka thënë se është shumë e rëndësishme dëshira dhe vullneti i të zhvendosurve për t’u kthyer.
Ai tha se këtë dëshirë dhe vullnet duhet ta mbjellin edhe tek gjeneratat që janë lindur në Kralevë e që prindërit e tyre janë nga Kosova, shkruan “Zëri”.
“Lidhjen e këtyre të rinjve me Kosovën duhet fuqizuar. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të insistohet për kthimin e tyre dhe për këtë duhet folur për çdo ditë. Kthimi në disa mjedise nuk ka perspektivë dhe për këtë arsye është me rëndësi të punojmë për kthimin në mjediset ku mund të realizohet, ku familjet e kthyera mund të jetojnë normalisht. Është me rëndësi që kur ta kthesh dikë prej atje nga është dëbuar jo vetëm t’i ndërtohet shtëpia, por edhe t’i sigurohet puna, shkolla, ambulanca dhe krejt ajo çfarë është e domosdoshme për jetë normale”, ka thënë ai.
Ai ka porositur serbët që të vijnë më shpesh në Kosovë dhe t’i vizitojnë pronat e tyre, pasi që siç ka thënë ai, “në të shumtën e rasteve pronat u janë uzurpuar, madje nëpërmes të falsifikimit edhe u janë shitur”.
“Afatet po kalojnë, duhet ta përcjellim situatën dhe të reagojmë me kohë. Atje kemi ekipin për ndihmë juridike falas. Me rëndësi është ta dini se shteti ka plan, por nuk mund të bëhet gjithçka për një natë. Do të insistojmë në kthimin tuaj, do të kërkojmë që t’u krijohen kushte për jetë normale, por edhe atje ku kthimi aktualisht është i pamundur, hapur do të flasim për atë se kush po e pengon kthimin, siç ka qenë rasti me Mushtishtin”, ka sqaruar zëvendëskryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviq.
Në anën tjetër Millun Jovanoviq, anëtar i Këshillit të Qytetit të Kralevës, ka treguar se në territorin e Kralevës sipas regjistrimit të para tri vjetëve jetojnë 19.867 të zhvendosur serbë nga Kosova.
Një përpjekje për kthim të serbëve ka ndodhur edhe në Lubozhdë të Istogut, ku me insistimin e ministrit për Kthim dhe Komunitete janë kthyer 13 serbë, kryesisht njerëz të vjetër, kryefamiljarë të 13 familjeve, por që kthimi i tyre ka hasur në kundërshtim të banorëve shqiptarë të këtij fshati, pasi që ata në mesin e të kthyerve e kanë njohur një prej autorëve të vrasjeve të shumë shqiptarëve të Istogut, i cili sipas banorëve shqiptarë të Lubozhdes, “ka qenë komandant i Stacionit të Policisë në Rakosh dhe ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë i vrasjes së civilëve shqiptarë të Kërninës”.
Të tjera
-
Agjencitë botërore e quajnë Vuçiqin president populist
Disa dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën këtë pasdite në Beograd për një pr...
-
Protesta e PD-së, reagon policia e Tiranës: Do përballen me pasoja për bllokimin e akseve
Policia e Tiranës ka reaguar për protestën e thirrur nga opozita pasditen e s...
-
Aplikacionet spiune, Serbia përgjon gazetarë e aktivistë, reagon kompania izraelite: Nëse akuzat rezultojnë të sakta…
Një raport i ri ka zbuluar se agjencia e inteligjencës serbe ka instaluar pro...
-
“Motër, a i len çelësat në kerr ti?”: Ky është i dyshuari që e mori veturën e kufomave dhe bënte ‘drifta’ në Pejë
Disa pamje në Pejë u bënë virale ditëve të fundit. Një veturë e bartjes së...
-
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e FSK-së
Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përfunduar “Kursi i Nënoficer...
-
Lansohet pilotimi i programit të kuponëve
Kryeministri Albin Kurti dhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, kanë lansu...
-
Espresso me Bedri Hamzën: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes së mallrave dhe produkteve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka vazhduar serinë e takime...
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...