Rozë

Stili i ri i flokëve të Julia Roberts po vlerësohet si trend i 2018

Autori: Gazeta inFokus 12:39 | 22 December 2017

Ajo ka vendosur të rifreskojë paraqitjen para fundit të vitit dhe këtë e ka bërë me lehtësi duke ndryshuar stilin e flokëve, por edhe ngjyrën e tyre.

Ish-biondina 50-vjeçare ka shkurtuar paksa flokët teksa ka ngjyrosur flokët me ngjyrë të kuqe, transmeton Syri.

Reagimi i fansave është i shkëlqyeshëm dhe të gjithë mendojnë se ky vendim i aktores i ka sjell freski në pamje.

-Advertisement-

Prerja e flokëve u komentua edhe nga shumë stilist të famshëm të modës, të cilët e vlerësuan se kjo dukje do të jetë trend për vitin 2018.

Ndryshe, aktoren do ta shohim edhe në projekte të tjera filmike, të cilat do t’i shohim në ekranet e mëdha të kinemave.

Si po ju duket me këtë stil të ri Julia Roberts?

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera