Sport

Steven Gerrard trajner te skuadra e njohur skoceze

Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 26 April 2018

Skuadra skoceze, Celtic ka fituar edhe një tjetër titull  këtë sezon, megjithatë, rivalët e tyre të përbetuar, Rangers, mund të jenë gati të fillojnë një riorganizim të konsiderueshëm për stinorin e ri, shkruan infokusi.

Lëvizja e tyre e parë serioze është legjenda e Liverpoolit  Steven Gerrard i cili është kandidati kryesor për të marrë postin e trajnerit në  skuadrën e Rangers.

LEXO EDHE: Ja kur do të zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës

-Advertisement-

Trajneri aktual Graeme Murty do të largohet në fund të stinorit, dhe klubi nga Glasgow kanë vënë në planet e tyre si zëvendësues Steven Gerrard i cili është aktualisht pjesë e akademisë në Liverpool pasi u tërhoq nga futbolli në vitin 2016.

Sipas Marca,  Kryetari i klubit të Rangers, Dave King, ishte i pranishëm në Anfield në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Liverpoolit dhe Romës dhe kjo pikërisht ishte arsyeja e vizitës së tij. /infokusi.com

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera