Sport

Steven Gerrard rikthehet në 11-shen startuese të Liverpool (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 24 May 2017

Ish-futbollisti i Liverpool, Steven Gerrard është përfshirë në 11-shen startuese të Jurgen Kloppit për një ndeshje miqësore të përfundimit të sezonit.

Përveç Gerrard, është ftuar edhe ish mbrojtësi i të “Kuqve”, Jamie Carragher, për ndeshjen që Liverpool do ta luajë sonte në mbrëmje kundër Sydney, transmeton Express.

Dy legjendave të klubit i janë bashkuar edhe Daniel Agger dhe Steve McManaman në skuadrën e Kloppit për miqësoren për përfundimin e sezonit 2016-17.

Liverpool mbërriti në Australi sot në mëngjes.

-Advertisement-

Liverpool e ka përfunduar sezonin në Premier League në vendin e 4-t, duke e siguruar play-off-in për në Champions League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera