Lajme

Stërzgjatja e betejave të MSh-së në OShP lë pacientët e sëmurë me kancer 2 vjet pa terapi

Autori: Gazeta inFokus 07:50 | 06 August 2018

Që nga shkurti i vitit 2017 pacientët e sëmurë me kancer nuk e kanë njërin nga citostatikët e rëndësishëm për trajtimin e kësaj sëmundjeje. Qe rreth dy vjet, MSh-ja është duke dështuar ta kontraktojë barin Cisplatin.

Kjo për shkak që Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim për anulimin e tenderit të nisur që më shumë se një vit më parë. Arsye, sipas MSh-së, ka qenë çmimi i lartë për cisplatinë krahasuar me çmimin në treg, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë Organi Shqyrtues i Prokurimit ka urdhëruar MSh-në që të nënshkruajë kontratën. OShP-ja, e cila njihet si “gjykatë e tenderëve” para dy javësh ka konsideruar që refuzimi i ministrit Ismaili që të nënshkruajë tenderin nuk është i ligjshëm.

-Advertisement-

Ani pse çmimi i ofruar nga kompania për këtë produkt është me i shtrenjtë sesa çmimi në treg, OShP-ja ka cilësuar të parregullt tërheqjen e MSh-së nga nënshkrimi i këtij tenderi.

Në urdhëresën që e ka lëshuar për MSh-në 2 javë më herët ky institucion ka theksuar shkeljen e nenit 59 të Ligjit të Prokurimit Publik nga ana e MSh-së kur ka vendosur të mos e nënshkruajë këtë kontratë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera