Sport

Sterling: Sulmi i Anglisë duhet ta tregojë vetën në ndeshje të mëdha

Autori: Gazeta inFokus 13:21 | 11 October 2019

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling beson që sulmi i Anglisë do të jetë i mirë kur të luaj mirë në ndeshjet e mëdha.

Sterling pritet të jetë në formacionin e parë të Anglisë se bashku me Kane dhe Sancho në ndeshjen ndaj Republikës Çeke, ndeshje e cila luhet sot.

Në stol të “Tre Luanëve”, priten të jenë Callum Hudson-Odoi, Callum Wilson dhe Marcus Rashford, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Anglezi ka thënë se duhen ta tregojnë vetën në ndeshje të mëdha, pastaj do të gjykohen se janë apo nuk janë treshja më e mirë.

“Lojtarët janë duke mësuar dhe duke u përmirësuar, por duhet ta tregojmë vetën në ndeshje të mëdha, pastaj do të gjykohemi se çfarë sulmi jemi”, deklaroi ai.

Ndeshja e Anglisë kundër Republikës Çeke fillon në ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera