Sport

Sterling në hall me vajzën e tij, ja si e provokon vogëlushja

Autori: Gazeta inFokus 21:22 | 25 February 2020

Ndoshta është mësuar tashmë me bezdisjet nga shkallët e stadiumit, mirëpo sulmuesin e Manchester Citiy, Raheem Sterling nuk e lënë rehat as në shtëpi.

Është vajza e tij Melody Sterling, ajo e cila ja sjell ngusht në shtëpi 25-vjeçarit anglez, duke u tallur me të për faktin se ish-klubi i tij, Liverpool, është në krye të renditjes.

Ajo madje i këndon këngë të klubit të Liverpoolit, veçanërisht këngën e Mohamed Salah. “Ajo ka pak a shumë personalitetin tim, i pëlqen të më talli prandaj më këndon këngët e Mohamed Salah. Ajo e di rivalitetin midis dy ekipeve, gjithsesi vazhdon të më këndoj këngët e tyre që të më mërzisë. Ky është thjesht personaliteti i saj,” deklaroi Sterling, i cili luajti për Liverpoolin deri në vitin 2015, ku shënoi 23 gola në 129 ndeshje.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera