Sport

Stephanie Frappart, gjyqtarja e parë që i përjetoi emocionet e Ligës së Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 23:59 | 02 December 2020

Juventusi e ka mposhtur lehtësisht Dynamo Kyivin me rezultat 3-0, në duelin e zhvilluar në kuadër të xhiros së pestë të Grupit G në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Në sfidën e zhvilluar në ‘Allianz Stadium’ në Torino, golat për ‘Zonjën e Vjetër’ i realizuan Federico Chiesa (21’), Cristiano Ronaldo (57’) dhe Alvaro Morata (66’).

E veçanta e këtij takimi ishte se u drejtuar për herë të parë nga një gjyqtare, e cila i përjetoji emocionet e garës me prestigjioze për klube në Evropë.

-Advertisement-

Stephanie Frappart, u bë gruaja e parë që gjykon një ndeshje të Ligës së Kampionëve.

Përveç kësaj kjo ndeshje kishte edhe një veçanti tjetër, pasi sulmuesi i Juventusit, Cristinao Ronaldo, realizoi golin e 750 në karrierë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera