Stema e UÇK-së që do mbrohet me ligj nuk është origjinalja

Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 19 October 2020
Emblemat e para të UÇK-së ishin shtypur në një fabrikë tekstili në Zvicër.
Deri në Kosovë emblemën e UÇK-së, ishte përcjellë me vështirësi të njëjta sikurse edhe armatimi që hynte për ushtarët e UÇK-së.
Stema e UÇK-së, që ishte dizajnuar nga Adnan Asllani, ishte bartur edhe nga Adem Jashari.
Sipas nenit 3 të Ligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së ku flitet për vlerat e luftës, pika 1.7 thotë se vlerë e mbrojtur e luftës se Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës, është Stema e UÇK-së. Pamja e stemës është vendosur në shtojcën e projektligjit.
Por stema që është vendosur në mbrohet me ligj, nuk është e njëjta me atë që e kanë mbajtur ushtarët e UÇK–së.
Hartuesit e projektligjit për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së kanë vendosur të mbrojnë me ligj një version që nuk dallon shumë nga versioni origjinal i stemës që kanë bartur ushtarët e UCK-së, por megjithatë ka dallime.
Hartuesit e këtij ligji nuk kanë marr fare iniciativë ta kontaktojnë dizajnuesin e emblemës së UCK-së, aktivistin Adnan Asllani.
“Jo nuk kam pasur kontakt me ta. Të them të drejtën nuk e kam pa projektligjin, copëza nëpër internet kam pa, por jo komplet”, ka thënë Asllani i kontaktuar lehtësisht nga InFokusi.
Asllani i ka ofruar gazetës Infokus një kopje të stemës së punuar nga ai dhe e cila është bartur në uniformat e ushtarëve.
“Me kënaqësi do tua dërgoja edhe hartuesve të ligjit siç ta dërgova edhe ty, ashtu si është punuar stema që e kanë bartur ushtaret e UÇK-së”, thotë Asllani.
Në stema dallon shkronja Ç që tregon se nuk është përdorur stema origjinale.
Ai nuk dëshiron të bëhet problematike çështja e mos përfshirjes së stemës origjinale në projektligj.
“Jo jo amblema nuk është falsifikuar. Pak ka rendësi a e ka formën ashtu apo kështu shkronja Ç, ajo nuk dallon në formë nga ajo që është punuar, forma është po ajo. pak njerëz e vërejnë këtë gjë, se nuk janë bere atëherë me këso kriteresh të sotme”.
Se a do të marrin mundin ligjbërësit për ta kontaktuar hartuesin e stemës së UCK-së, dhe të përmirësojnë këtë gabim, prit të shihet nëse kalon projektligji.
Gazeta Infokus ditë më parë ka raportuar se në këtë ligje deformime ka pësuar edhe Betimi i ushtarëve të UÇK-së./Gazeta Infokus/

Të tjera
-
ZRrE mohon bllokimin e sistemit për pranimin e komenteve për tarifat: Të gjitha reagimet janë marrë në shqyrtim
Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka reaguar pas raportimeve nga qyteta...
-
Sveçla në forumin në Slloveni: Sulmi terrorist në Banjskë vazhdon të mbetet një çështje e pazgjidhur
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në fo...
-
Prokuroria e Gjakovës kërkon paraburgim për D.Ll. i dyshuar për ngacmim sẹksual ndaj së miturës
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka njoftuar se ...
-
Kelmendi në takim me Kryeprokurorët kërkon efikasitet në trajtimin e kallëzimeve penale
Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka mbajtur ...
-
Komuna e Prizrenit kujton të rënët nga protestat e 28 marsit të vitit 1989
Komuna e Prizrenit ka përkujtuar protestat e 28 marsit të vitit 1989, në përv...
-
Ambasadori i Shqipërisë viziton kontigjentin e FA-s me mision në Komandën e KFOR-it
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj i shoqëruar nga atasheu ush...
-
Sali Berisha Prezanton logon e fushatës: PD dhe Shqipëria madhështore drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, prezantoi sot nga selia blu log...
-
AGK: Dënojmë targetimin e Radio Gorazhdecit
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka bërë të ditur se është bërë një ...
-
Mosnjohja e Kosovës, Presidenti sllovak nga Tirana: Shqiptarët i kemi miq, por vendimi është diplomatik
Në krah të Presidentit shqiptar Bajram Begaj nga Tirana, homologu i tij sllov...
-
Osmani i ndan “Medaljen Presidenciale Ushtarake” Gjeneralit amerikan, Christian Nawrat
Presidentja Vjosa Osmani ka takuar ditën e sotme Shefen e Operacioneve Aktual...
-
Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS-ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka kërkuar pranimin në prova materiale në ...
-
Ky është punëtori që mbeti i vdẹkur pasi ra nga ndërtesa ku po punonte
Një punëtor i ndërtimtarisë ka humbur jetën derisa ishte duke punuar në një o...