Lajme

Steinmeier: BE-ja ka një interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Autori: Gazeta inFokus 15:55 | 29 November 2022

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier tha sot në Shkup se e gjithë BE-ja ka interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe se propozimi franko-gjerman është një pikënisje e mire.

“Sa i përket marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, mund t’ju them se i gjithë Bashkimi Evropian ka interes urgjent për normalizimin e marrëdhënieve. Për këtë janë bërë përgatitje, janë bërë propozime. Jam i lumtur sepse propozimi gjermano-francez tani ka arritur sukses dhe po pranohet.” , pohon Steinmeier.

Këtë e tha presidenti gjerman në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Steve Pendarovski, i pyetur se si e vlerëson stabilitetin rajonal në kontekstin e marrëdhënieve të vazhdueshme ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe nëse propozimi franko-gjerman është një pikënisje e mirë. .Sipas tij, kjo mund të inkurajojë palët e interesuara që të vazhdojnë bashkëpunimin në këtë fushë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera