Sport

Stefano Pioli tregon arsyen pse Ibrahimovic do të mungoj në disa seanca stërvitore

Autori: Gazeta inFokus 17:48 | 24 February 2021

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, në një konferencë për media të dhënë së fundmi ka treguar se, Zlatan Ibrahimovic, do të mungoj në disa seanca stërvitore, shkruan Gazeta inFokus.

Pioli ka thënë se 39 vjeçari do të jetë i pranishëm për ndeshje, por në stërvitje jo për shkak të pjesëmarrjes në Festivalin e Muzikës Sanremo.

“Unë flas me të çdo ditë. Javën e kaluar ne vendosëm orarin e tij, ai do të humbasë disa seanca stërvitore, por ai do të jetë në dispozicion për ndeshjet”, ka deklaruar 55 vjeçari.

-Advertisement-

Tutje, tekniku italian ka zbuluar edhe çfarë iu tha futbollistëve të tij pas humbjes nga Interit, të dielën e javës së kaluar.

“Ne analizuam performancën e fundit, vetëm në fund të pjesës së parë dhe në fillimin e së dytës e bëmë lojën tonë. Ne luajtëm me pak intensitet”, ka thënë tekniku italian.

Milani aktualisht mban pozitën e dytë në tabelë me 49 pikë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera