Ekonomi

Stavileci: Rritet eksporti i produkteve kosovare për në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 20:55 | 03 December 2017

Që nga hyrja në fuqi e vendimit të Ministrisë e Tregtisë dhe Industrisë për vendosjen e tarifës prej 4 centësh për importin nga Serbia, importi nga ky shtet krahasuar me periudhën e njëjtë nga vitet e kaluara ka rënë nga 3.8 milionë kg në 800 mijë kg.

Kështu ka thënë zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci, duke shtuar se ndërkohë Dogana e Kosovës vazhdon të konfiskojë mallrat t ë kontrabanduara.

Krahas importit sipas Stavliecit, këtë vit rritje ka shënuar edhe eksporti.

-Advertisement-

Interesante sipas tij është se eksporti I produkteve kosovare për në Serbi ka shënuar rritje prej 40 %.

“Rritja e të hyrave tregon se kemi ulje të kontrabandës. Sivjet është një prej viteve më të mira të Doganës. Për momentin që flasim ne kemi mbledhur 1 miliard e 11 milionë euro, do të thotë të hyra për buxhetin e Kosovës që në krahasim me vitin e kaluar paraqet rritje prej 6.2 perqind”, tha Stavileci për televizionin publik.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera