Stavileci flet për sekuestrimin e pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe

Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 08 December 2022
Dogana e Kosovës nën asistimin e Policisë së Kosovës janë në përfundim të sekuestrimit të pijeve alkoolike në Hoçë të Madhe, pasi prodhimi dhe shitja e tyre nuk është bërë duke i respektuar ligjet përkatëse.
Zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci në një prononcim për Telegrafin ka konfirmuar se sekuestrimi i pijeve alkoolike është në përfundim.
Ai tha se ka pasur pakënaqësi nga banorët për veprimet e Doganës së Kosovës, por siç tha ai për shkak të një sasia të madhe të pijeve alkoolike është zgjatur pak procedura e sekuestrimit.
“Është gati në përfundim, pasi ka pas sasi të madhe. Kryesisht ka pasur pakënaqësi, por që ishin të menaxhueshme”, ka thënë Stavileci.
Ndryshe, Dogana e Kosovës të enjten ka realizuar një kontroll rutinore tek një dyqan ku shiten pije alkoolike në fshatin Hoçë e Madhe (Komuna e Rahovecit), dhe pas të gjeturave dogana ka kërkuar asistencën e Policisë së Kosovës për sekuestrimin e alkoolit.
Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezi.
Sipas tij, zyrtarët policorë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë.
“Dogana e Kosovës pasi kishte gjetur në fshatin Hoçë e Madhe, në një dyqan dhe veprimtari prodhuese alkool i cili ishte duke prodhuar dhe shitur duke mos respektuar ligjet përkatës, ka kërkuar asistencë nga Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë për sekuestrimin e alkoolit të gjetur. Zyrtarët policorë nga DRP-Gjakovë janë duke vazhduar të asistojnë Doganën e Kosovës deri në sekuestrimin e alkoolit në fjalë”, ka bërë të ditur Elezi. /T
Të tjera
-
Osmani, Kurti dhe Gërvalla bëjnë homazhe tek shtatorja e “Zahir Pajazitit”
Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja ...
-
Franca nuk e përjashton mundësinë e dërgimit të avionëve luftarakë në Ukrainë
Presidenti francez, Emmanuel Macron, tha sot se Franca nuk e përjashton mundë...
-
Mot i ftohtë dhe me fjolla bore sot në Kosovë
Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot i vranët dhe me intervale të shkurta m...
-
26 vjet nga rënia e tre ushtarëve emblematikë të UÇK-së
Më 31 janar të vitit 1997 ndodhi njëra nga betejat e para madhore të pjesëtar...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare
Sot do të mbahen mbledhjet e disa komisioneve parlamentare. Komisioni për ...
-
Ambasada e SHBA-ve, sot nikoqire e një diskutimi për Asociacionin
Ambasadori amerikan Jeff Hovenier sot do të takohet me përfaqësues politikë d...
-
Blinken nga Jerusalemi bën thirrje për ulje të tensioneve
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, i ka bërë thirrje Izraelit dhe ...
-
Kusari-Lila: Presioni më i madh në Kosovë se në Serbi sepse po reziston vetëm qeveria
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka t...
-
Kosova me pagën më të ulët minimale në Evropë
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Lukse...
-
Walker: Asociacioni i komunave nuk është mirë të krijohet
Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thën...
-
Parashikimi i Gashit nëse Kosova shkon në zgjedhje: Ju garantoj, rezultati s’do të jetë më 50.2%, por shumë më lartë
Aktivisti, Shkëlzen Gashi, është shprehur i bindur se kryeministri, Albin kur...
-
Këshilltari i Konjufcës: Asociacioni, faza e parafundit e ndarjes së Kosovës
Donik Sallova profesori i Shkencave Politike, njëheresh këshilltar i Jashtëm ...