Lajme

Stavileci e Gecaj akuzojnë njëri-tjetrin për tradhti

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 11 May 2017

Blerand Stavileci nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës po zhvillojnë një debat të ashpër lidhur me arsyet që kanë çuar deri në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës.

Ministri në ikje Stavileci ka akuzuar LDK-në se nuk ka arritur që të bindë deputetët e vet për votimin e marrëveshjes së demarkacionit, duke bllokuar liberalizimin e vizave, por Gecaj ka thënë se kanë qenë katër deputetë të GP të PDK-së që kanë qenë kundër kësaj marrëveshje.

Përplasje mes të dyve, që po zhvillohet në RTV Dukagjini, ka pasur edhe lidhur me marrëveshjen e koalicionit qeverisës mes partive.

-Advertisement-

Bajram Gecaj ka thënë se partia e tij nuk i frikësohet zgjedhjeve, porse ka shprehur indinjatën me mosrespektimin e marrëveshjes nga ana e PDK-së për të mos përkrahur mocionet ndaj Qeverisë.

Por, Stavileci i është kundërpërgjigjur atij se marrëveshja në fjalë është shkelur edhe në pika tjera, përveç asaj që të mos përkrahen mocionet ndaj qeverisë. Sipas Stavilecit, marrëveshja është shkelur edhe me ndarjen e buxhetit dhe në raste të tjera.

Për më tepër, Stavileci ka thënë se ka qenë vetë LDK që në vitin 2014 kishte tradhtuar partnerët e bllokut VLAN.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera