Lajme

“Status-quoja pengon të ardhmen e Kosovës dhe është në dobi të Rusisë”, Ambasada e SHBA-së përcjell mesazhin e Donfried

Autori: Gazeta inFokus 11:56 | 26 April 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, ka publikuar sot mesazhin kryesor që Ndihmësekretarja e Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Karen Donfried, ka thënë dje në takim me kryeministrin Albin Kurti, e që ka të bëjë me status quon e Kosovës, si dhe dobinë që gjendja e tillë sjell për Rusinë.

Gjatë qëndrimit të saj në Prishtinë, Donfried tha gjithashtu se Status-Quoja për Kosovën është e paqëndrueshme dhe nga ajo përfiton Rusia.

“Status quo-ja është e paqëndrueshme; jo vetëm që pengon të ardhmen evropiane të Kosovës dhe Serbisë, por është në dobi të Kremlinit. Rusia dëshiron të prishë çdo unitet dhe konsolidim demokratik në vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Donfried.

-Advertisement-

Zyrtarja e lartë e Departamentit të Shtetit deklaroi se mënyra më e mirë për t’iu kundërvënë përpjekjeve të Kremlinit për destabilizim të rajonit është urgjenca e Kosovës dhe Serbisë për t’a rifilluar dialogun.

“Mënyra më e mirë për të kundërshtuar përpjekjet flagrante të Kremlinit për të destabilizuar rajonin është e thjeshtë: Kosova dhe Serbia duhet të bashkohen dhe të riangazhohen urgjentisht në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja, me mbështetjen e fuqishme të SHBA-së”, deklaroi zyrtarja amerikane.

Ndryshe dje në Kosovë kanë qëndruar Ndihmëssekretarja e Shtetit, Karen Donfried si dhe zv/ndihmës sekretari i Shtetit, Gabriel Escobar.

Gjatë vizitës së tyre, Donfried dhe Escobar kanë takuar presidenten Vjosa Osmani, si dhe kryeministrin Albin Kurti. Në fund të ditës, delegacioni amerikan kanë zhvilluar një takim edhe me liderët opozitarë.

Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku dhe Ramush Haradinaj ishin në darkën e shtruar në rezidencën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ku edhe kanë takuar zyrtarët amerikanë.

Ditë më parë në vend kanë qëndruar edhe tre senatorë amerikanë, ndërsa Donfried dhe Escobar do të udhëtojnë sot drejt Beogradit, për të takuar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq./Lajmi.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera