Fun & Video

Statujën e ekspozuar para lokalit, hajni e vodhi në prani kalimtarëve (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:51 | 22 February 2019

Hajni i ngathtë është parë nga të gjithë, derisa vidhte një statujë të ekspozuar para një lokali në Portsmouth të Anglisë.

Megjithëse kishte kalimtarë rasti dhe kamera, ai e ka marrë figurën e një gruaje të zhveshur, bashkë me platformën mbajtëse,

“Po ia vë duart në pjesët më të papërshtatshme, sikur po bënë gjeste të pamoralshme në mes të ditës” ka shkruar një komentues.

-Advertisement-

Gjesti bizar është shpërndarë me shpejtësi në internet, ndërsa po kërkohet identifikimi i autorit të vjedhjes së statujës që peshon rreth 40 kilogramë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera