Lajme

Statovci thotë se Kosova pati çmimin më të lirë të energjisë në rajon dhe Evropë gjatë vitit 2022

Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 01 March 2023

Deputetja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka thënë përmes një postimi se Kosova gjatë vitit 2022 ka qenë vendi më çmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe Evropë.

Ajo tutje ka shkruar se përmes masës së subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike, dhe promovimit të eficiences së energjisë, është shpenzuar deri në 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak.

Lexoni më poshtë postimin e plotë:

-Advertisement-

RAPORTIMI NGA MINISTRIA E EKONOMISË

Subvencionimi i tarifave të energjisë elektrike gjatë vitit 2022, mundësoi që Kosova të jetë vendi me cmimin më të lirë të energjisë elektrike në rajon dhe në Evropë.

Janë siguruar 400 milion euro për sektorin e energjisë elektrike , ku 340 milion euro dedikohen për investime kapitale.

Përmes mases së subvencionimit të kursimit të energjisë elektrike, dhe promovimit të eficiences së energjise, është shpenzuar deri në 15% më pak energji elektrike në krahasim me vitin paraprak.

Strategjia e Energjisë së 2022-2031 është miratuar nga Qeveria, që qartëson qasjen afat-gjate në raport me ketë sektor jetik.

Solar4Kosovo për ngrohje qendrore me energji diellore në bashkëpunim me KfË, parku solar në KEK bashkë me EIB dhe KfË, kapacitetet akumuluese nga Programi Kompakt i MCC.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera