Statovci: Projektligji i sotëm synon vendosjen e marzhës për produktet esenciale
Autori: Gazeta inFokus 10:43 | 20 October 2022
Gjatë ditës së sotme deputetët në rend dite e kanë në shqyrtim të parë projektligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Ekonomi, Jeta Statovci, në Sytë 7 në Klan Kosova tha se kjo iniciativë erdhi si shkak i krizës së rritjes së çmimeve gjithandej.
“Për produktet e importuara edhe në vendet bazë të origjinës ka rritje të çmimit, por edhe në logjikën e operatorëve ekonomikë është maksimizimi i profitit, por edhe në logjikën tonë është ruajtja e interesit qytetar”.
Deputetja e “Guxo” në kuadër të grupit parlamentar të Vetëvendosjes, në Sytë 7, tha se me këtë projektligj “janë rreth 14 produkte të cilat parimisht janë, buka, orizi, pastat dhe produkte të ngjashme, si dhe lëndët djegëse, druri”, që do të përfshihen në përcaktimin e marzhës.
Përmes kësaj pretendohet të zbritet çmimi i këtyre produkteve për konsumatorët.
Statovci tha se qeveria aktualisht po e implementon përcaktimin e çmimit tavan për produktet e naftës çka, sipas saj, po tregon sukses.
Të tjera
-
Muja: Kosova është në top katër vendet evropiane për nga rritja ekonomike, në Ballkanin Perëndimor e para
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se gjatë 3 muajve të ...
-
Radoica Radomiroviq jep dorëheqje nga partia e Nenad Rashiq, ankohet për pabarazi
Zëvendësministri i ministrisë për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomoiroviq...
-
Presidentja Osmani flet për progresin e Kosovës dhe qëndrueshmërinë e grave në luftë
Presidentja e Kosovës. Vjosa Osmani theksoi qëndrueshmërinë e grave në zonat ...
-
Besnik Tahiri i bindur: 9 shkurti do të jetë votë ndëshkuese ndaj qeverisjes më të dobët në histori të vendit
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri thotë se partia e tij kur...
-
Marrëveshja SHBA-Serbi për energji, DASH: Kemi ndihmuar edhe Kosovën, diversifikimi i burimeve është në interes të të gjithë rajonit
Një prej synimeve strategjike të SHBA-së në raport me Ballkanin Perëndimor ës...
-
Zëdhënësi i Speciales: Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së pritet të përfundoj vitin e ardhshëm
Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka th...
-
Gërmimi për varreza masive në Serbi mbetet sfidë për Kosovën
Edhe 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, ende nuk dihet për fatin e ...
-
Edita Tahiri i quan ‘antiamerikanë’ Kurtin e Osmanin: Më mirë ta marrin vrapin për në opozitë, jo për në ShBA
Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka ironizuar me presidente...
-
Biden ende beson se mund të arrihet një marrëveshje armëpushimi për Gazën
Larg nga situata që po përshkallëzohet në Liban, po vazhdon lufta në Gaza. ...
-
Djali i ish-presdientit Hashim Thaçi, Endriti, publikon një fotografi me gjyshin e tij në Burojë
Endriti, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një fotografi bas...
-
Krasniqi: Ka ardhur koha që BE t’i japë prioritet integrimit të Ballkanit Perëndimor
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Ballkani Perëndimor kërkon par...
-
PSD-ja thotë se pushteti i Kurtit po përdor të moshuarit: Propaganda e militantëve po përkeqësohet
Anëtari i kryesisë së PSD-së, Bardh Ahmeti ka shpërndarë një video të një per...