Lajme

Statovci i reagon Hotit: Fitimi i KEK-ut s’ka lidhje me tarifat, po bëhen investime që nuk janë bërë qe 40 vite

Autori: Gazeta inFokus 21:59 | 27 April 2023

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, i ka reaguar deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, i cili pyeti mazhorancën se përse është e nevojshme rritja tarifave, nëse ka fitim në KEK.

Sipas Statovcit, fitimi i KEK-ut nuk ka lidhje me tarifat për konsumatorë dhe si i tillë çmimi i KEK për konsumatorët vendorë nuk ka ndryshuar asnjë cent, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ajo shtoi se KEK i ka kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro, duke deponuar mbi 250 GWh në Shqipëri.

-Advertisement-

“E ka pas merak gjithmonë të bëjë të kundërtën e asaj që thotë, sot na paska ‘nderuar’ me iluminim nga kotësia ekonomike, ish ministri e ish kryeministri Hoti. Fitimi i KEK nuk ka lidhje me tarifat. Çmimi i KEK për konsumatorët vendorë nuk ka ndryshuar asnjë cent. Fitimi vjen nga eksporti i energjisë dhe ulja e shpenzimeve. Për më tepër, KEK duke deponuar mbi 250 GWh në Shqipëri, të cilat pastaj i kemi marrë gjatë dimrit, i ka kursyer qytetarëve të Kosovës rreth 50 milionë euro”, ka shkruar Statovci.

Postimi i plotë:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera