Lajme

Statovci- Demaj: BE-ja duhet ta ndihmojë Kosovën

Autori: Gazeta inFokus 11:36 | 24 May 2017

Është hapur sot në Prishtinë konferenca internacionale “Sfidat e Integrimit Evropian të Kosovës: bashkëpunimi rajonal dhe marrëdhëniet fqinjësore”.

Konferenca është hapur nga zëvendësministrja e Integrimit Evropian, Anila Statovci Demaj së bashku me Michael Linhart, Sekretar Gjeneral i Ministrisë së Evropës, Integrimit dhe Punëve të Jashtme të Austrisë, Nataliya Apostolova, përfaqësuesja e BE-së në Kosovë si dhe Piero Cristoforo Sardi, ambasadori italian.

Statovci-Demaj theksoi se është e rëndësishme për Kosovën të ndërtojë marrëdhënie të mira me shtetet fqinje të Ballkanit, po ashtu duke e marrë parasysh që Ballkani gjithmonë ka qenë pikë e dobët e BE-së ndër vite, është edhe në interesin e tyre të ndihmojnë në ndërtimin e marrëdhënieve të mira mes këtyre shteteve.

-Advertisement-

Zëvendësministrja tha se Kosova si një shtet i ri, ka përparuar shumë në detyrat e dhëna nga BE-ja, por në këtë aspekt duhet edhe ndihmë me e madhe nga ata për t’i përmbushur detyrat tjera.

Konferenca është organizuar nga Qendra Austriako-Franceze për rivendosjen e marrëdhënieve shoqërore në Evropë në bashkëpunim me institutin GAP, Institutin Francez për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Grupin për Studime Juridike dhe Politike.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera