Fokus

Statistikë| Si i uli koronavirusi aksidentet e trafikut në Kosovë

Autori: Halil Berisha 15:47 | 11 May 2020

Koronavirusi po del të ketë pasur një efekt të mirë në Kosovë. Që kur ka nisur aplikimi i masave për mbrojtje nga pandemia, ka rënë dukshëm numri i aksidenteve në rrugët e vendit.

Nga statistikat të cilat Policia e Kosovës i ka përcjellë gazetës inFokus, shihet zvogëlim në aksidente, lëndime e vdekje në nga muaji janar deri në muaji prill i këtij viti në krahasim me vitin paraprak, atë 2019, shkruan gazeta inFokus.

Këtë vit, për këta muaj, gjithsej pati 3743 aksidente, apo 268 aksidente më pak se periudha e njëjtë e vitit 2019, ku ishin 4011 aksidente.

-Advertisement-

Nga këto, këtë vit të vdekur mbetën 21 persona, apo 32.26% më pak se sa 31 personat që humbën jetën në periudhën janar – prill të vitit 2019, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, pati edhe 118 persona më pak të lënduar gjatë vitit 2020, në periudhën e njëjtë 4 mujore.

Dallim pati edhe në tiketat e shqiptuara, ku vitin e kaluar, për këtë periudhë pati në total 135 mijë e 946 tiketa ndërsa këtë vit, 113 mijë e 535, apo 22 mijë e 411 tiketa më pak.

Krejt kjo po shihet si rezultat i masave për kufizimin e lëvizjes, ku në Kosovë, si masë u mor lejimi i lëvizjes për qytetarë veç 1 orë e gjysmë në ditë, për tu dyfishuar më pas, shkruan gazeta inFokus.

Ndërsa, edhe shumë qytete u futën në karantinë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera