Sport

Statistikat e xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës

Autori: E.M 19:56 | 25 February 2019

Gjatë vikendit në elitën e futbollit kosovar është zhvilluar xhiroja e 19-të, shkruan Gazeta inFokus.

Gazeta inFokus ju sjellë statistikat e kësaj xhiro.

Në xhiron e 19-të janë zhvilluar gjithsejtë gjashtë ndeshje, ku fitore kanë arrite pesë skuadrat vendase, ndërsa vetëm një ndeshje është ndarë në barazim.

-Advertisement-

Skuadra e Flamurtarit është i vetmi klub që në këtë xhiro ka arrite të marrë një pikë si mysafir.

Vendasit shënuan 13 gola, ndërsa vetëm Ferizaj arriti të shënoj një gol si mysafir.

Gjashtë skuadra arritën ta mbajë portën e paprekur, ndërsa gjashtë të tjera pësuan një e më shumë gola.

Fitoren më të lartë në këtë xhiro e arriti Prishtina ndajë Lirisë më rezultat 4-0.

Humbje më të lartë e pësoi Liria më rezultat 4-0 nga Prishtina.

Në gjashtë takimet e luajtura janë shënuar gjithsejtë 14 gola, ose mesatarisht 2.33 gola për ndeshje.

Sa i përket kësaj jave nuk pati ndonjë befasi të madhe, Feronikeli e fitoj derbin ndaj Llapit, Prishtina e kaloi krizën e rezultateve duke shkatërruar Lirinë, Trepça ‘89 fitoj minimalisht ndaj Dritës, Gjilani dhe Flamurtari i ndanë pikët, Drenica mposhti bindshëm Ferizajn, derisa edhe Ballkani fitoj më rezultat të pastër ndaj KEK-ut.

Këto janë rezultatet e arritura në javën e 19-të në Superligën e Kosovës:

E shtunë:

Drenica 3-1 Ferizaj

Gjilani 0-0 Flamurtari

Ballkani 3-0 KEK-u

E diele:

Feronikeli 2-0 Llapi

Prishtina 4-0 Liria

Trepça ‘89 1-0 Drita

Renditja:

  1. Feronikeli – 45 pikë
  2. Prishtina – 43 pikë
  3. Llapi – 38 pikë
  4. Gjilani – 28 pikë
  5. Drenica – 27 pikë
  6. Ballkani – 27 pikë
  7. Drita – 26 pikë
  8. Flamurtari – 26 pikë
  9. Trepça ‘89 – 25 pikë
  10. Liria – 19 pikë
  11. Ferizaj – 18 pikë
  12. KEK-u – 1 pikë

 

Në xhiron e 20-të takohen:

 

KEK-u – Feronikeli

Llapi – Prishtina

Liria – Gjilani

Flamurtari – Trepça ‘89

Drita – Drenica

Ballkani – Ferizaj./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera