Sport

Statistikat e Messit dhe Ronaldos gjatë përballjeve të tyre ‘kokë me kokë’

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 08 December 2020

Barcelona sonte është nikoqire e Juventusit në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Ky takim do të na sjellë edhe një herë në fushë dy me të mirët, Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon, pas më shumë se dy vitesh.

Që nga koha kur portugezi ishte larguar nga Madridi për në Torino, dyshja nuk janë ballafaquar asnjëherë mes vete dhe kjo do të jetë hera e parë.

-Advertisement-

Megjithatë, gjatë kohës kur të dy garonin në të njejtën garë, Messi dhe Ronaldos kanë luajtur kundër njëri-tjetrit plot ë 35 ndeshje.

Në këto 35 takime, statistikat me të mira i takojnë argjentinasit, i cili ka arritur të shënoj 22 gola dhe të dhuroj 12 asistime në 16 fitore.

Kurse portugezi ka shënuar 19 gola, dhe një asist në 10 fitore.

Do të thotë nga 35 duele mes dyshes Messi ka dalë fitues 16 herë, ndërsa Ronaldo 10 herë, kurse 10 ndeshje mes tyre kanë përfunduar baras./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
FIFA Club World Cup ekskluzivisht vjen për herë të parë në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera