Sport

Statistikat e Llapit pas 10 xhirove në Ipko Superligë

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 19 October 2018

Pas 10 xhirove në IPKO Superligë, Llapi gjendet në pozitën e dytë në renditje me 19 pikë të grumbulluara.

Llapi këtë edicion regjistron 6 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje – për çka edhe u shkarkua Bylbyl Sokoli, vendin e të cilit sot zyrtarisht e mori Bekim Shotani.

Pas 10 xhirove, golashënuesi më i mirë i Llapit është Festim Alidema me 6 gola, derisa në total skuadra llapjane ka shënuar 19 gola e ka pranuar 9.

-Advertisement-

Kurse asistuesi më i mirë është Mentor Zhdrella, me 6 asiste për gol.

Lista e golashënuesve pas 10 xhirove:

Festim Alidema – 6 gola
Ahmed Januzi – 3 gola
Mentor Zhdrella – 3 gola
Fiton Hajdari – 2 gola
Bujar Idrizi – 1 gol
Hamdi Namani – 1 gol
Behar Maliqi – 1 gol
Edon Zeqiri – 1 gol
Egzon Sinani – 1 gol

Lista e asistuesve pas 10 xhirove:

Mentor Zhdrella – 6 asistime
Hamdi Namani – 4 asistime
Ahmed Januzi – 2 asistime
Shend Kelmendi – 2 asistime
Fiton Hajdari – 1 asistim
Bujar Idrizi – 1 asistim

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera