Sport

Statistikat e Kosovës me Bernard Challandesin, ja sa ndeshje fitoi ai në stolin e ‘Dardanëve

Autori: Gazeta inFokus 17:42 | 13 October 2021

Bernard Challandes mesditën e së mërkurës është larguar nga posti i trajnerit të kombëtares së Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Ka qenë kryetari i FFK-së, Agim Ademi, ai i cili në konferencë për media njoftoi se i kanë ndarë rrugët me teknikun zviceran.

Largimi i Challandesit nga Kosova ka ardhur pas humbjes nga Gjeorgjia dhe rezultateve negative në kualifikimet për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.

-Advertisement-

Bernard Challandes mori drejtimin e ekipit kombëtar të Kosovës në vitin 2018.

“Dardanët” nën drejtimin e tij kanë zhvilluar 40 ndeshje, nga ku janë regjistruar 17 fitore, 15 disfata dhe tetë barazime.

Kosova me Bernard Challandesin ka shënuar gjithsej 59 gola, ndërkohë që ka pranuar 49 të tillë.

Challandes pas largimit nga Kosova ka njoftuar se do të pensionohet dhe do ta përcjellë Kosovën edhe në të ardhmen./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera