Sport

Statistika të pabesueshme të Messit dhe Ronaldos nga Kampionatet botërore

Autori: Gazeta inFokus 12:27 | 30 June 2018

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo nuk kanë paraqitje pozitive nga duelet e përballjeve direkte në një Botëror.

Leo Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë dominuar në futbollin evropian në vitet e fundit.

Por, edhe pse kanë fituar gjithçka me skuadrat e tyre, ata kanë dështuar të lënë gjurmë në Kampionate botërore.

-Advertisement-

Madje, ata kanë një statistikë të përbashkët që veçon këtë aspekt.

Messi dhe Ronaldo ende nuk kanë shënuar asnjë gol në fazën e përballjeve direkte në një Kampionat botëror.

Messi do të mundohet ta përmirësojë bilancin sot ndaj Francës, kurse Ronaldo ndaj Uruguajit në mbrëmje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera