Sport

Statistika për t’u turpëruar, Real Madridi më i keq i shekullit të 21-të

Autori: Gazeta inFokus 13:56 | 13 May 2019

Një humbje tjetër e Real Madridit. Dhe ato bëhen 11 në La Liga. Për këtë sezon, referuar edhe garave të tjera, ishte humbja e 17-të. “Los Blancos” po regjistrojnë paraqitjen më të keqe të 20 viteve të fundit, duke ndjekur shifrat tejet negative të sezonit 1998-1999. Ky është Real Madridi më i keq i shekullit të 21-të, në të cilin jemi. Për fat të mirë, siç dihet, Zidane dhe të tijtë kanë vetëm një ndeshje në dispozicion, për ta përfunduar shpejt këtë rënie të lirë, në të cilin gjenden të bardhët.

As rikthimi i trajnerit francez, që fitoi tre Champions radhazi, nuk ka qenë në gjendje ta ndalë rrokullisjen e Real Madridit. Për më tepër, me asgjë në rrezik që nga marsi (kur doli jashtë të gjithë objektivave), rrokullisja është thelluar më tej. Barcelona është tashmë 18 pikë përpara mbretërorëve madrilenë, me këta të fundit, që nuk kanë qenë në gjendje të fitojnë larg nga shtëpia që prej 10 marsit. Dy muaj, në të cilët të besuarit e “Zizou” nuk i kanë marrë dot tri pikët as në fushën e Leganés, as të Getafe, as në Valencia, as në Vallecas, as në “San Sebastian”. Në dy fushat e para barazuan, në tri të fundit humbën.

Real Madridi do të shkojë në javën e fundit të La Liga-s me 25 gola më pak në llogarinë e vet se sa Barcelona (88-63) dhe me 44 gola më tepër se katalanasit kundër. Një “hemorragji” e padenjë për një ekip që, në teori, duhet të aspirojë titullin. Dje, Real Madridi pësoi tre gola në fushën e Real Sociedad, por mund të ngushëllojë veten, sepse mund të kishte përfunduar më keq. Ky ishte rezultati i radhës negativ, që tregon përmasat reale të një sezoni të tmerrshëm. Vetëm 21 fitore në 37 ndeshje, 5 barazime dhe 11 humbje në La Liga, ndërkohë që fatkeqësia ka ndodhur në të gjitha garat.

-Advertisement-

Në fakt, nëse të bardhët munden edhe nga Real Betis në javën e fundit, kjo do të ishte statistikë e barabartë negative me 18 humbjet e sezonit të dytë më të keq në historinë e tij (1994-1995), ose një humbje larg rekordit më të zi, kur pësoi 19 gola, në sezonin 1984-1985. Një degradim madhor i Real Madridit, pikërisht pasi kishte bërë historinë, duke fituar tre Champions radhazi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera