Sport

Statistika: Kepa – Courtois, ka humbur apo ka fituar Chelsea?

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 15 August 2018
Menjëherë pas largimit të Courtois në drejtim të Real Madridit, Chelsea reagoi me blerjën e njërit prej portierëve më premtues, Arrizabalaga.

Arrizabalaga u bë transferi me i shtrenjtë në histori të portierëve duke kaluar në Chelsea për 71 milionë funte, duke thyer kështu rekordin e Alisson Becker në Liverpool që zgjati vetem 20 ditë.

Me gjithë potencialin e pa diskutueshem të Kepa, ka ende dyshime se a do të zëvendësohet denjësisht Courtois, duke pasur parasysh përformancat që pati portjeri belg, i cili fitoi edhe dorezën e artë në Kupën e Botës në Rusi gjatë këtij viti.

Statistikat kokë më kokë:

-Advertisement-

Courtois: Thibaut Courtois është 26 vjeçar. Sezoni i kaluar definitivisht do të mbetet gjithmonë në memorien e portierit belg. Ai fitoi medaljen e bronztë me Belgjikën dhe fitoi dorezën e artë. Courtois nuk ishte keq edhe me skuadrën e Chelseat, edhe pse skuadra kishte kogja problem gjatë sezonit, duke mbetur edhe jashtë top 4 që dërgon në garat e Ligës së Kampionëve.

Gjatë sezonit të kaluar, Courtois pati gjithsej 35 paraqitje në Premier League, duke mbajtur 15 herë portën e paprekur dhe duke pësuar 34 gola. Vlen gjithashtu të cekët se Courtois nuk bëri asnjë gabim që dërgoi direkt në pranim të golit.

Kepa: Kepa Arrizabalaga është 23 vjeçar. Perkundër belgut, Kepa nuk pati mundësi të tregojë aftësitë e tij në Kupën e Botës, Rusia 2018, por, ky ishte grumbullimi i tij i parë me reprezentacionin spanjoll, me të cilin ka vetëm një paraqitje në skuadrën seniore. Sa I përket kampionatit spanjoll, i riu Kepa mahniti të gjithë me performancat e tij. Edhe pse Athletic Bilbao nuk pati rezultate të mira këtë sezon, pritjet e Kepas ishin për tu admiruar. Ai priti 2 prej 3 penalltive të goditura drejt portës së tij në La Liga. Gjithashtu ai pati në total 64 pritje që erdhen nga goditjet brenda zonës së penalltisë. Përparësi e Kepas, me ardhjen e Sarrit në Chelsea, pritet të jetë edhe loja e tij e mirë me këmbë, mirëpo, ky aspekt duhet përmirësuar ende pasiqë Kepa sezonin e kaluar bëri 2 gabime të cilat i kushtuan direkt me gol skuadrës së tij.

Mbetet që gjatë sezonit të ardhshëm të shihet se cili do të jetë më i mirë se tjetri në klubet tek të cilat janë transferuar portjerët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera