Sport

Statistika: Ja sa gola u realizuan në xhiron e 20-të në Superligë

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 22 February 2021

Te premten, shtunën dhe dielën është zhvilluar java e 20-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë xhiro kanë fituar dy skuadra si vendas, dy si mysafir, ndërsa një takim është mbyllur baras.

Drita ka humbur nga Trepça ‘89 me rezultat (1-2), kurse Ballkani e Prishtina kanë triumfuar ndaj Feronikelit (1-0), përkatësisht Arbërisë (0-4).

-Advertisement-

Llapi ka fituar ndaj Gjilanit me shifrat (3-1), kurse Drenica dhe Besa i kanë ndarë pikët, pasi kanë luajtur baras (1-1).

Nga pesë përballje të luajtura janë shënuar plotë 13 gola, apo 2,6 gola për ndeshje.

Prishtina është skuadra që ka realizuar më së shumti gola në këtë xhiro, pasi ka shënuar plotë katër herë ndaj Arbërisë, kurse Ballkani, Drenica e Besa kanë mbajtur portat e paprekura.

Pas javës së 20-të, lider i Superligës është Ballkani me 44 pikë, aq sa ka edhe Drita që renditet e dyta, kurse Prishtina mbetet e treta me 38 sosh.

Gjilani renditet i treti me 30 pikë, ndjekur nga Trepça ‘89 me 25 sosh dhe Feronikeli me 24 pikë.

Pozita e shtatë i takon Llapit që ka grumbulluar 23 pikë, duke lënë prapa Arbërinë me një pikë me pak.

Drenica pozicionohet e nënta me 20 pikë, kurse në fund mbetet Besa me vetëm 7 pikë të arkëtuara.

Më poshtë keni rezultatet komplete dhe tabelën e elitës se futbollit kosovar pas xhiros se 20-të./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera