Sport

Starti i Prishtinës më i dobti në dekadën e fundit

Autori: Gazeta inFokus 11:17 | 14 September 2019

Tashmë janë zhvilluar 4 javët e para të Superligës së Kosovës.

Prishtina, e cila është konsideruar kandidat serioz për titull nga shumë analist, nuk e ka nisur mirë sezonin, madje mund të themi se ky është starti më i dobët i Prishtinës në dekadën e fundit.

Prishtina në këto katër ndeshje të zhvilluar të këtij stinori ka gjithsej 2 humbje dhe një barazim, dhe një ndeshje nuk e ka zhvilluar, atë ndaj Dukagjinit.

-Advertisement-

Drejtuesit e klubit ndërprenë bashkëpunimin me ish-trajnerin Mirel Josa dhe në skuadër afruan trajnerin tjetër, Bylbyl Sokoli, mirëpo edhe ky e debutoi me humbje në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë ndaj Llapit.

Mbetet të shihet në vazhdim se si do të jetë ecuria e klubit nga kryeqytetit, mirëpo edhe ky sezon siç duket do të jetë mjaft i vështirë për kryesin e këtij klubi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera