Lajme

Starlink në Kosovë, Kurti: Hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 22 December 2024

Kryeministri Albin Kurti ka përshëndetur fillimin e shërbimeve të Starlink në Kosovë.

Ai këtë e cilësoi si një hap të rëndësishëm drejt avancimit të infrastrukturës digjitale dhe përmirësimit të qasjes në internet për të gjithë qytetarët.

”Starlink tash edhe në Kosovë.
Pas lëshimit të autorizimit nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Starlink ka filluar shërbimet satelitore të qasjes në internet edhe në Kosovë.
Ky është një hap i rëndësishëm në avancimin e infrastrukturës digjitale në vend dhe ofron mundësi të shumta për qasjen në internet në çdo lokacion e cep të territorit të Republikës së Kosovës.
Starlink është dëshmuar jashtëzakonisht i rëndësishëm në mundësimin e komunikimit kritik gjatë fatkeqësive natyrore ose rasteve të tjera të emergjencave kombëtare”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera